Politike

Firmosi dekretin në Stamboll, Meta e zbulon: S'isha tek Konsullata shqiptare, por në tokë të NATO-s

Ilir Meta tha se nuk ka qenë në ambientet e Konsullatës Shqiptare, por në tokën e NATO-s.

6 Qershor 2022, 21:29 Nga k.m
Firmosi dekretin në Stamboll, Meta e zbulon: S'isha tek Konsullata
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur për vendndodhjen e tij në momentin që firmosi dekretin për lirimin e Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Meta tha se nuk ka qenë në ambientet e Konsullatës Shqiptare, por në tokën e NATO-s.

“Vendodhja ime fizike nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që unë ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situate,”-tha Meta.

Megjithatë nuk specifikoi asgjë.

Sondazh

Poll