Politike

Firmosi dekretin e Bajram Begajt në Turqi, Meta: Asnjë s'e respekton Kushtetutën si unë

Ilir Meta shprehet se është e drejtë e Berishës të thotë ç’të dojë, por shtoi se ai e ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe procedura ka qenë transparente.

6 Qershor 2022, 21:00 Nga k.m
Firmosi dekretin e Bajram Begajt në Turqi, Meta: Asnjë s'e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat e tij për procedurën e ndjekur për lirimin e Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Meta shprehet se është e drejtë e Berishës të thotë ç’të dojë, por shtoi se ai e ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe procedura ka qenë transparente.

“Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tiranë. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetuten dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem”, tha Meta.

Po ashtu, ka folur edhe për vendndodhjen e tij në momentin kur ka firmosur dekretin. Ndërsa shtoi se shkresa i ka shkuar në mënyrë elektronike. 

"Ku është e shprehur në Kushtetutë që firmoset vetëm brenda territorit? Procedura e ndjekur ka qene e qarte dhe plotesisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutes. Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht në Tiranë. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero problem, në planin ligjor zero problem, në planin moral zero problem,"-shtoi ai.

Meta ka shtuar gjithashtu se vendndodhja fizike nuk është e rëndësishme: Vendndodhja ime fizike nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që unë ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.

Sondazh

Poll