Politike

Balla-Berishës: Shkele embargon në Bosnje dhe sulmove marrëveshjen e Rambujesë

Për këtë ai ka kujtuar shkeljen e embargos gjatë luftës në Bosnje & Herzegovinë si dhe sulmin ndaj Rambujesë kur diskutohej çështja e Kosovës.

6 Qershor 2022, 20:08 Nga I.A
Balla-Berishës: Shkele embargon në Bosnje dhe sulmove
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehu, pas akuzave se mazhoranca nuk po mban qëndrim për krimet serbe në Srebrenicë. Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se çështjet kombëtare i vetmi që i saboton është Berisha. Për këtë ai ka kujtuar shkeljen e embargos gjatë luftës në Bosnje & Herzegovinë si dhe sulmin, sipas tij nga Berisha të Rambujesë, ku diskutohej çështja e Kosovës.

“11 Korriku është një ditë e shpallur ndërkombatarisht si një ditë e ndërgjegjësimit mbarë botëror për Srebrenicën. Do të bihet dakord në konferencë të Kryetarëve se kur do ta bëjmë seancën se mos na bie ditë bajrami 11 korriku. Të bëjmë një seancë siç i ka hije, të ftojë autoritet e Bosnjë Hercegovinës, të Srebrenicës, të familjeve që kanë vuajtur nga ai gjenocid. Kjo historia që ju do vini këtu mbas ca ditësh do sillni rezolutë për dënimin e Luftës II Botërore, do sillni rezolutë për dënimin të luftrave të Skënderbeut, se mund tu vijë edhe kjo ideja, kjo nuk ka për të ndodhur. Janë 11 deklarata dhe rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, në 2 prej tyre Kuvendi i ka cilësuar krimet serbe në Kosovë gjenocid. Është e turpshme kjo që po bëni. Ajo që bëri Edi Rama në fjalën e tij në Nju Jork është qëndrimi i Shqipërisë. Ajo që talleni ju nuk i bëni nder çështjeve shqiptare. Sali Berisha çështjet kombëtare sa herë ka patur mundësi i ka sabotuar dhe ka ndihmuar serbët në Bosnje me shkeljen e embargos. Merr fjalën aty Tritan se si drejtor i kompanisë “Shqiponja” me urdhër të Saliut shkela embargon, pastaj me sulmin ndaj Rambujesë. Harrojeni ju se mund të bëni pis integritetin institucional të Shqipërisë. Shqipëria sot drejton institucionin më të rëndësishëm në botë”, tha Balla.

Balla gjatë fjalës së tij, gjithashtu theksoi se Shqipëria është një nga vendet që iu bashkua perëndimit për të bllokuar lëvizjen e Lavrovit.

"Shqipëria iu bashkua të gjitha vendeve të tjera që bllokuan ardhjen e Lavrovit. Një korridor ajror që u bllokua ishte edhe ai përmes Shqipërisë. Nuk iu dha drita jeshile. Por ajo që duhet të dish dhe të lutem hiq dorë nga kjo, se je bërë shumë qesharak. Kjo që i bën ti Shqipërisë është shumë  i madh. të vish të thuash këtij kumbar i Ballkanit. Si mund ta thuash. Ne drejtojmë. Ne kemi presidencën e Këshillit të Sigurimit. E kemi dënuar gjenocidin, atë që po ndodh në Ukrainë dhe atë që ka ndodhur në Kosovë. Harrojeni se ju do ngjallni Berishën e rezoluta. Më 11 korrik kemi planifikuar rezolutën për Srebenicën”, tha Balla.

Në të shkuarën, vetë Sali Berisha ka mohuar kategorikisht se ka ndihmuar Serbinë në luftën kundër Kosovës në vitin 1999, duke u shprehur hapur se ka ndihmuar me naftë vetëm dy shtete, Bosnjen dhe Kroacinë, të cilave i ka dërguar një numër të madh armatimesh për të luftuar kundër Serbisë.

Sondazh

Poll