Sport

Kjo nuk pritej! Jo vetëm Dybala, Inter mendon për yllin e Juventusit (I pakënaqur me pagën)

Në rast largimi të ish-lojtarit të PSV-së, klubi do të vlerësonte dy profile: i pari është ai i Manuel Lazzari-t i Lazios, ndërsa i dyti i Juan Cuadrado i Juventusit.

6 Qershor 2022, 17:39 Nga DOSJA

Kjo nuk pritej! Jo vetëm Dybala, Inter mendon për yllin e Juventusit

ITALI- Pas largimit të Ivan Perisic me parametra zero, Inter mund t'i japë lamtumirën edhe Denzel Dumfries. Në gjurmët e tij, sipas thashethemeve të fundit të raportuara nga Calciomercato.com janë Bayern Munich dhe Manchester United.Deri më tani, asnjë ofertë zyrtare nuk ka mbërritur te Inter, por klubi zikaltër mund të mendojë për shitjen e holandezit për të mos sakrifikuar në merkato një lojtar titullar si Bastoni.

Nuk do të ishte diçka e re: në sezonin e kaluar Inter duhej të hiqte dorë nga Hakimi, ndërsa vite më parë nga Joao Cancelo. Në rast largimi të ish-lojtarit të PSV-së, klubi do të vlerësonte dy profile: i pari është ai i Manuel Lazzari-t i Lazios, ndërsa i dyti i Juan Cuadrado i Juventusit. Kolumbiani rinovoi kontratën automatikisht për 1 vit me rrogë 5 milionë euro në bazë të marrëveshjes paraprake por klubi i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare me 3 milionë euro në këmbim, duke patur parasysh moshën e tij.

Lojtari nuk duket i kënaqur nga kjo ofertë dhe kërkon të mbajë kontratën aktuale 1-vjeçare. Duket se Juventus i ka kërkuar të gjejë një tjetër destinacion për të ardhmen e tij. Marotta po studion terrenin për të bindur kolumbianin të transferohet në Milano, ndoshta me një pagë më të vogël, megjithatë kur bëhet fjalë për të tilla goditje, dihet mjeshtëria e drejtuesit të Interit.

E.Ç (Dosja.al)

785257

Sondazh

Poll