Sport

Lojtari më i kushtueshëm në botë, ja kë zgjedh Observatori Cies! Lista krijon debate në Itali e Gjermani

Kylian Mbappe rikthehet në krye të renditjes së lojtarëve më të shtrenjtë, përcaktuar nga Cies International Football Observatory, me seli në Neuchatel (Zvicër), falë rinovimit të kontratës trevjeçare me PSG-në, me të cilin do të qëndrojë i lidhur deri në 2025

6 Qershor 2022, 17:18 Nga DOSJA

Lojtari më i kushtueshëm në botë, ja kë zgjedh

PARIS- Kylian Mbappe rikthehet në krye të renditjes së lojtarëve më të shtrenjtë, përcaktuar nga Cies International Football Observatory, me seli në Neuchatel (Zvicër), falë rinovimit të kontratës trevjeçare me PSG-në, me të cilin do të qëndrojë i lidhur deri në 2025.

Me një vlerë prej 206 milionë euro, sulmuesi i kombëtares franceze i paraprin Vinicius Junior i Real Madrid (185 milionë euro) dhe sulmuesit të ri të Manchester City-t, Erling Haaland (153 milionë euro). Në vitin 2021 Mbappé, që mbante vendin e parë në 2019, ishte në vendin e dymbëdhjetë.

Kryesues i vitit të kaluar ishte Phil Foden (190 milionë euro), përpara Mason Greenwood (178 milionë euro) dhe Marcus Rashford (159 milionë euro). Mesfushori i Manchester City tani është i gjashti (124 milionë euro), ndërsa Greenwood (81.2 milionë euro) ka rënë jashtë 25 më të mirëve. Akoma më keq Rashford.

Sulmuesi i Manchester United nuk është as në mesin e 100 lojtarëve më të mirë. Në Itali e Gjermani kanë rezerva mbi konfigurimin e listës nga CIES. Lista e Top 10 të lojtarëve më të shtrenjtë në botë që tashmë ka krijuar shumë diskutime…

Lojtari më i kushtueshëm në botë, ja kë zgjedh

E.Ç (Dosja.al)

10645

Sondazh

Poll