Sport

Man.City, festa e titullit mund të kishte shkuar keq; Ai e shpëtoi djalin tim autik me një përqafim

Fiziku dhe shpejtësia në krahë janë arma më e fortë e  Joao Cancelo-s, i cili falë talentit të tij në fazat mbrojtëse dhe sulmuese arriti të fitojë një tjetër titull me fanellën e Manchester Cityt.

6 Qershor 2022, 13:23 Nga DOSJA

Man.City, festa e titullit mund të kishte shkuar keq; Ai e shpëtoi

ANGLI- Fiziku dhe shpejtësia në krahë janë arma më e fortë e  Joao Cancelo-s, i cili falë talentit të tij në fazat mbrojtëse dhe sulmuese arriti të fitojë një tjetër titull me fanellën e Manchester Cityt. Por trofeu më i mirë, ndoshta më e rëndësishmja, është ajo që bëri ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit pas fitimit të Premier League-s,kur kuptoi se pa ndërhyrjen e tij një fëmijë mund të kishte përfunduar i shkelur në tokë nga tifozët.

Për të treguar gjestin heroik të Joao Cancelo-s ishte Lauren Gordon, nëna e vogëlushit Ollie që u shpëtua nga portugezi gjatë festimeve pas Manchester City-Aston Villa. Gruaja, duke thënë për Manchester Evening Neës se djali i saj është me autizëm, shpjegoi.

“Ai nuk është në dijeni të rreziqeve, kështu që sapo pa tifozët të hynin në fushë, ai filloi të vraponte gjithashtu. Djali im u tmerrua mes turmës, pastaj pa Cancelon dhe shkoi drejt tij. Joao e tërhoqi pranë vetes, i dha një puthje në ballë dhe e përqafoi për ta mbrojtur. Tifozët po e shtynin, por ai e mbrojti djalin tim”. Në rrëfimin për gazetën angleze, Lauren Gordon më pas tha.

“Djali im ishte I tmerruar, nëse nuk do të kishte qenë për Cancelo-n, ai do të ishte shtypur nga tifozët. Edhe djali më tha: Unë mund të kisha vdekur”. Por Cancelo mbërriti, fatmirësisht: “Ai pushoi së menduari fare për festën dhe u kujdes për djalin e vogël autik, me të cilin nuk kishte asnjë lidhje. Futbollisti e kuptoi problemin, pa mbrojtjen e tij do të ishte shkelur me këmbë nga turma e shfrenuar e tifozëve. Nuk kam fjalë ta falënderoj”.

E.Ç (Dosja.al)

1038474

Sondazh

Poll