Sport

Greg Lemond, tri herë fitues i “Tour de France”, njofton se është me leuçemi

Që tani e tutje, ish-çiklisti do të fillojë një protokoll kimioterapie këtë javë me mjekë nga Universiteti i Tenesit dhe konsultim me një ekip nga klinika Mayo.

6 Qershor 2022, 14:42 Nga DOSJA
Greg Lemond, tri herë fitues i “Tour de France”, njofton se
Greg Lemond

SHBA - Ish-çiklisti amerikan, 60-vjeçari Greg Lemond, fitues i trefishtë i “Tour de France” (1986, 1989 dhe 1990), ka njoftuar në një deklaratë se vuan nga leuçemia, një sëmundje që sipas tij është e shërueshme dhe jo fatale.

"Dua të raportoj se jam diagnostikuar me leuçemi kronike mielogjene. Fatmirësisht, është një lloj kanceri që mund të trajtohet dhe është një lloj leuçemie, që nuk është kërcënuese për jetën, apo dobësuese. Kisha disa javë që po përjetoja e lodhjes që më bëri t'i nënshtrohesha një kontrolli, që përfshinin disa analiza gjaku. Pas një sërë kontrollesh dhe një biopsie të palcës kockore, e cila u përfundua javën e kaluar, mora diagnozën time zyrtare të premten e kaluar",- shpjegon Lemond.

Që tani, Lemond do të fillojë këtë javë një protokoll kimioterapie me mjekë nga Universiteti i Tenesit dhe konsultim me një ekip nga Klinika Mayo.

"Askush nuk dëshiron të dëgjojë fjalën kancer, por le ta pranojmë, është një lehtësim i madh tani të dish pse nuk ndihesha mirë. Mjekët e mi dhe unë kemi vendosur për një kurs trajtimi që do të fillojë këtë javë. Duhet të ndihem më mirë në disa javë dhe për një të ardhme të parashikueshme, jeta ime do të ndryshojë pak dhe më kanë thënë që pas disa muajsh duhet të jem në i shëruar”,- shtoi ai.

Sipas Lemond, "prognoza afatgjatë është shumë e favorshme" dhe ai pretendon se është "me fat që ka një ekip të shkëlqyer mjekësh dhe mbështetjen e plotë të familjes, miqve dhe kolegëve të tij në LeMond Bicycles".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll