Sport

Sugjerimi i Macron për Mbappe: “Unë e këshillova vetëm të qëndrojë në Francë”

“Nuk kam ndërhyrë kurrë në një transfertë, si çdo qytetar tjetër për çështjet e futbollit, me intereson vetëm të shoh një ndeshje të mirë dhe të brohoras”

6 Qershor 2022, 14:21 Nga DOSJA
Sugjerimi i Macron për Mbappe: “Unë e këshillova vetëm

FRANCE - Në Francë, thuhet se ishte dora e Emmanuel Macron, presidentit të Republikë, në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe me PSG. Si për ta pranuar këtë, numri një i transalpinëve është shprehur: "Po, kam pasur një bisedë me të para se të merrte një vendim për të ardhmen. Thjesht e këshillova, në mënyrë krejtësisht informale, të qëndronte në Francë.

Si president, unë mendoj se është përgjegjësia ime të mbroj vendin për një çështje të saktë dhe miqësore. Nuk kam ndërhyrë kurrë në një transfertë, si çdo qytetar tjetër për çështjet e futbollit, me intereson vetëm të shoh një ndeshje të mirë dhe të brohoras.Në rastin tim, unë jam tifozë me Olympique Marseille."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll