Sport

Mike Tyson dhe orgjia e shfrenuar dyditore në Tokio, ajo i kushtoi atij humbjen e parë në karrierë

Boksieri dhe miku i tij këngëtar dëfryen në mënyrë të shferenuar me deri 20 femra në dhomë para ndeshjes kundër Buster Douglas në 1990.

6 Qershor 2022, 15:21 Nga DOSJA
Mike Tyson dhe orgjia e shfrenuar dyditore në Tokio, ajo i kushtoi atij
Mike Tyson

SHBA - Mike Tyson konsiderohet gjithmonë një nga boksierët më të fortë dhe më të vështirë për t'u mposhtur në historinë e këtij sporti. Por humbja e tij e parë ndaj Buster Douglas në 1990 befasoi shumë. Atë natë, ai humbi rripin e kampionit në peshat e rënda. Tani, një mik i tij zbulon më shumë detaje, që tregojnë sesi ai e humbi këtë ndeshje.

Këngëtari Bobby Brown, një mik i Tyson, zbuloi se çfarë ndodhi disa ditë para përleshjes së zhvilluar në Tokyo Done. Ditët e shfrenuara të festës ndikuan në performancën e dobët të boksierit në ring. Muzikanti dhe boksieri kaluan dy ditë festë në kryeqytetin japonez, me 20 femra pranë tyre. Tyson mezi pushoi para fillimit të mbrëmjes së shumëpritur.

Brown rrëfeu shumë në një intervistë për një dokumentar, fjalët e të cilit ‘The Sun’ i mbledh: "Mike Tyson dhe unë jemi miq edhe sot e kësaj dite, por ishte një kohë kur ne bënim një festë në Japoni, pikërisht para ndeshjes së tij me Buster Douglas".

Brown më pas tregoi se çfarë ndodhi: "Ne festuam shumë, me të vërtetë shumë. Duhet të kenë qenë nja dy duzina vajza në dhomë me mua dhe Majk."

Në intervistë, Brown tregon, se ai i kërkoi Tyson të pushonte pak. Më në fund, Douglas do të fitonte me nokaut në raundin e dhjetë të asaj ndeshjeje. “Përfundimisht ai fjeti pak (në ring)”,- tha Brown me shaka. “Mos e fut atë pjesë të lutem, do të më vrasë”, - përfundon me të qeshur këngëtari nga Massachusetts.

'Iron Mike' duhej të priste deri në gjashtë vjet për të rifituar titullin e kampionit në WBC. Viktima e tij ishte anglezi Frank Bruno. Tyson fitoi me ‘KO’ në raundin e fundit, me 50 sekonda të mbetura nga ndeshja.

Mike Tyson dhe orgjia e shfrenuar dyditore në Tokio, ajo i kushtoi atij

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll