Sport

Leao, gati për t’i thënë “po” rinovimit, Milan i trefishon pagën! (Situata me Renato Sanchez)

Kontrata e sulmuesit portugez skadon ën vitin 2024, dhe klubi është gati ta çojë në 4.5 milionë euro në vit dhe pavarësisht hezitimit të agjentit të tij, Jorge Mendes, mes lojtarit dhe klubit ekziston vullneti për ta mbyllur këtë marrëveshje sa më shpejt

6 Qershor 2022, 12:45 Nga DOSJA

Leao, gati për t’i thënë “po” rinovimit, Milan

MILANO-Nkunku, Zaniolo, De Ketelaere. Ka shumë emra që qarkullojnë këto ditë për merkaton e Milanit, por prioriteti i pronësisë së pronarëve të rinj, pasi të rinovohen kontratat e Maldinit dhe Massara-s, do të jetë vazhdimi i kontratës me yllin e skuadrës, njeriun vendimtar për titullin e 19, Rafael Leao.

Kontrata e sulmuesit portugez skadon ën vitin 2024, dhe klubi është gati ta çojë në 4.5 milionë euro në vit dhe pavarësisht hezitimit të agjentit të tij, Jorge Mendes, mes lojtarit dhe klubit ekziston vullneti për ta mbyllur këtë marrëveshje sa më shpejt.Qëllimi është edhe rritja e klauzolës në 250 milionë.

Pas Leaos do të jetë radha e Fikayo Tomorit: klubi kuqezi po punon për të zgjatur marrëveshjen që skadon në vitin 2025 edhe për dy vite të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

649729

Sondazh

Poll