Sport

Mbrojtësi i Suedisë e fyen, Haaland shënon dhe feston para tij! Zbulohen kërcënimet

Falë dopietës së tij, Norvegjia fitoi derbin skandinav në Ligën e Kombeve kundër Suedisë dhe pas golit të dytë Erling Haaland brohoriti në fytyrën e mbrojtësit të Suedisë, Aleksandër Milosheviç

6 Qershor 2022, 13:03 Nga DOSJA

Mbrojtësi i Suedisë e fyen, Haaland shënon dhe feston para tij!

NORVEGJI- Falë dopietës së tij, Norvegjia fitoi derbin skandinav në Ligën e Kombeve kundër Suedisë dhe pas golit të dytë Erling Haaland brohoriti në fytyrën e mbrojtësit të Suedisë, Aleksandër Milosheviç. Një gjest që sulmuesi i ri i Manchester City e shpjegoi në fund të ndeshjes.

“Në fillim ai më quajti kur*ë dhe mund të siguroj se nuk jam- tha ai për TV2. “Më pas ai kërcënoi se do të më thyente këmbët Pastaj një minutë më vonë shënova" tha sulmuesi. Ndërkohë mbrojtësi i Suedisë reagoi pas intervistës së sulmuesit norvegjez.

“Është shumë e vrazhdë ajo që tha, sepse sepse unë nuk flas norvegjisht dhe ai nuk flet suedisht, kështu që nuk e di se si mund të kishim komunikuar - u mbrojt ai - unë nuk flas anglisht në fushë, kështu që është për t'u habitur që ai thotë gjëra që nuk i kam thënë kurrë".

E.Ç (Dosja.al)

336577

Sondazh

Poll