Sport

‘Nuk jemi për këtë nivel’! Media greke injoron Kosovën, trajneri harron diplomacinë;Mund të kishim fituar më thellë

Përfaqësuesja e Kosovës dështoi të marrë pikë në ndeshjen e dytë në grupin e saj të Ligës C ndaj Greqisë.

6 Qershor 2022, 12:32 Nga DOSJA
‘Nuk jemi për këtë nivel’! Media greke injoron
Gus Poyet

KOSOVË-Përfaqësuesja e Kosovës dështoi të marrë pikë në ndeshjen e dytë në grupin e saj të Ligës C ndaj Greqisë. Në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës dardanët u mundën me shifrat 1-0 në një sfidë të cilën e mbyllën me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq, nga mbrojtësi Fidan Aliti dhe portieri Muric.

Ndërkohë media greke “Sport24.gr” shkruan në artikullin e saj se Greqia nuk është për këtë nivel futbolli dhe se kundërshtarët e saj janë dukshëm inferior karshi lojtarëve të Greqisë.Nga ana tjetër, trajneri i Greqisë, Gus Poyet, kërkonte një fitore më të thellë

“Kosova ka cilësi në sulm, por ne e menaxhuam mirë. Rezultati duhej të ishte 0-3, kishim mundësi të pastra. Djemtë tanë luajtën mjaft mirë dhe treguan karakter. I kërkova që të bënin një gjë të tillë para ndeshjes”, tha tekniku i grekëve.

E.Ç (Dosja.al)

20370 7641

Sondazh

Poll