Aktualitet

Banorët telefonojnë Policinë: Një i mbytur në Skuraj! Uniformat blu nisin hetimet

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. 

6 Qershor 2022, 16:36 Nga F.M
Banorët telefonojnë Policinë: Një i mbytur në Skuraj!
Foto Ilustruese

KURBIN- Një 53-vjeçar është mbytur në lumin e fshatit Skuraj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por dyshohet se 53-vjeçari i identifikuar me iniciale D.M., ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë. 

"Në fshatin Skuraj, në lagjen "Guri i Zi",  shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë. Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë. Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e  Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,"- njofton Policia. 

Sondazh

Poll