Aktualitet

U arrestua sot, Mikeli bleu 6 muaj liri për 10 mijë euro, efektivët: 5 i do shefi

I shumëkërkuari iu është lutur duke ju treguar se kishte mundësi tu paguante direkt vetëm 1500 euro. Por dy efektivët kanë këmbëngulur 10 mijë euro.

6 Qershor 2022, 14:54 Nga DOSJA
U arrestua sot, Mikeli bleu 6 muaj liri për 10 mijë euro,

TIRANË- Alfred Mikeli, 45-vjeçari i vënë sot në pranga është personi që më 10 gusht të vitit 2021 pagoi 10 mijë euro dy policë që të mos e arrestonin. Mikeli ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në vitin 2018 me vendim të formës së prerë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Dy efektivët e policisë, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka e gjetën të shumëkërkuarin në muajin gusht të vitit të kaluar. Të dënuarit me 8 vjet burgim iu kontrollua banesa ku jetonte me qira dhe më pas nisi negociimi për ta lënë të lirë. I shumëkërkuari iu është lutur duke ju treguar se kishte mundësi tu paguante direkt vetëm 1500 euro. Por dy efektivët kanë këmbëngulur 10 mijë euro.

 “5 mijë euro ishin për shefin dhe pesë për ne,”- kanë thënë ata dhe ia kanëarritur. Pasi kanë marrë 10 mijë eurot, janë larguar dhe e kanë lënë të lirë Mikelin.

Por, më 31 janar të këtij viti, efektivët u vunë në pranga. Sot, Mikeli përfundoi gjithashtu në pranga.

Sondazh

Poll