Aktualitet

"Mbytet" me dosje Gjykata e Lartë, mbi 34 mijë çështje në pritje për t'u hetuar...

6 Qershor 2022, 15:39 Nga DOSJA
"Mbytet" me dosje Gjykata e Lartë, mbi 34 mijë
Foto ilustruese

DEKLARATA E PLOTË:

Të dhënat statistikore të paraqitura në tabelë, tregojnë se Gjykata e Lartë është duke bërë përpjekjet maksimale për uljen e backlogut. Deri më datë 31 maj 2022 janë 34,806 çështje gjyqësore në pritje për gjykim. Shifrat e 5 mujorit të parë të vitit 2022 tregojnë një të dhënë premtuese sa i takon reduktimit të çështjeve të mbarura.

"Mbytet" me dosje Gjykata e Lartë, mbi 34 mijë

Duke krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë, në 2021 norma e evadimit të çështjeve ishte 127%, ndërsa për vitin 2022, gjatë 5 mujorit të parë është mbi 200%. (të regjistruara/të përfunduara)

Jemi të vetëdijshëm se numri i dosjeve që janë pritje për gjykim vazhdon të jetë sërish i lartë, por ritmi me të cilin po punojnë sot anëtarët e Gjykatës së Lartë është premtues dhe tregon qartë angazhimin maksimal të trupës për të shqyrtuar dhe ulur çështjet e mbartura. Në përkrahje të këtij angazhimi, Gjykata kërkon edhe mirëkuptimin e palëve në proces si formë besimi dhe mbështetje për aktivitetin e institucionit tonë

Sondazh

Poll