Aktualitet

Avokatja në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtyhet seanca në vetting për gjyqtarin Altin Abdiu

Për rrjedhojë, gjyqtari Abdiu do të përballet më 14 qershor në orën 13:00 në seancë dëgjimore më trupën e KPK.

6 Qershor 2022, 14:26 Nga DOSJA

Avokatja në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtyhet

TIRANË- Seanca për gjyqtarin Altin Abdiu që ishte parashikuar të mbahej sot është shtyrë për javën e ardhshme. Mësohet se shkak për këtë shtyrje është bërë gjendja shëndetësore jo e mirë e avokates së Abdiut.

Për rrjedhojë, gjyqtari Abdiu do të përballet më 14 qershor në orën 13:00 në seancë dëgjimore më trupën e KPK.

Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarit Abdiu është ndërmarrë nga komisonerët Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 Abdiu shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sondazh

Poll