Aktualitet

'Javë me reshje, por verë përvëluese', sinoptikanja tregon ç’na pret në muajt në vijim

Fundjava parashikohet ideale për të shkuar në plazh.

6 Qershor 2022, 14:38 Nga DOSJA
'Javë me reshje, por verë përvëluese',
Lajda Porja

TIRANË- Sinoptikania Lajda Porja tha se nga e marta deri në fundjavë do ketë një rënie graduale të temperaturave. Në një prononcim për “Vila24”, Porja tha se reshjet edhe pse të pakëta, nuk do i afrohen bregdetit, kështu që fundjava parashikohet ideale për të shkuar në plazh.

“Nga e marta deri në fundjavë do ketë një rënie graduale. Reshjet edhe pse të pakëta, nuk do i afrohen bregdetit. Fundjava parashikohet ideale për të shkuar në plazh. Vala e të nxehtit të kaluam nuk është e zakonshme për qershorin, edhe pse pritet një rikthim sërish në 10-ditëshin e fundit të muajit. Verë me ditë të nxehta, pastaj… shumë të nxehta,”- tha Porja.

Sondazh

Poll