Aktualitet

'Tjetërsimi i lagunës'/Gjykata liron drejtorin e zonave të mbrojtura Lezhë, në burg vartësit

Prokurori Sabri Kastrati kërkoi që tre zyrtaret të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi

6 Qershor 2022, 14:27 Nga DOSJA
'Tjetërsimi i lagunës'/Gjykata liron drejtorin e zonave
Gjykata Lezhe

LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, pas dëmtimit dhe tjetërsimi i pronave në Lagunën e Kune Vainit. Drejtori i Administratës së zonave të mbrojtura Pjetër Toni në Lezhë dhe dy vartësit e tij Armandi Lleshaj dhe Tom Gjelaj të arrestuar në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i lagunës” janë njohur me masat e sigurisë në Gjykatë.

Prokurori Sabri Kastrati kërkoi që tre zyrtaret të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtorin e ADZM Pjetër Toni, ndërsa arrest me burg për dy vartësit e tij Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj.

Këta persona nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Sondazh

Poll