Aktualitet

Publikoi video duke keqtrajtuar një qen, nis hetimi për 20-vjeçarin Mustafa Idrizi

Pasi është lokalizuar, i riu po procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

6 Qershor 2022, 15:50 Nga k.m
Publikoi video duke keqtrajtuar një qen, nis hetimi për
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka identifikuar të riun që dhunoi mizorisht qenin, e më pas publikoi pamjet në rrjetet sociale. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia ka reaguar pas videos së publikuar nga emisioni “Piranjat” në ABC, uniformat blu të kryeqytetit kanë shpallur në kërkim u shpall Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë. Pasi është lokalizuar, i riu po procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit: - M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin: -M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll