Aktualitet

Noteria u dogj, SPAK gjen dokumente të ish-prokurorit Lulaj e gruas së ish-kryebashkiakut të Sarandës

Dokumentet janë në duart e SPAK.

6 Qershor 2022, 14:10 Nga F.M
Noteria u dogj, SPAK gjen dokumente të ish-prokurorit Lulaj e gruas së
Noteria e djegur e Aleko Anagnostit

SARANDË- Në zyrën e noterit Aleko Anagnostit, janë gjetur dokumente të ish-noterit e ish-Prokurorit të Tiranës Artan Lulaj. Një pjesë tjetër e dokukentacioneve që janë gjetur në zyrë, mësohet se i përkasin ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortes së ish-kryetarit të bashkisë Sarandë Edmond Gjoka.

Anagnosti është vënë në pranga për tjetërsim pronash para gjashtë ditësh, ndërsa noteria mori flakë mëngjesin e sotëm. Personi që u fut dhe dogji zyrën e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë, e dinte shumë mirë se çfarë kërkonte.

Kamerat kanë pikasur të maskuarin që sapo ka thyer derën e noterisë është drejtuar për tek një grumbull me dokumente dhe u ka vënë flakën. Tashmë noteria është vënë nën sekuestro.

Sondazh

Poll