Sport

VD/ Përleshje të dhunshme! Beteja për titullin kampion, nga ringu zbret edhe në rrugët e Melburnit

Haney mundi Kambosos dhe bëhet kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta, duke u bërë boksieri i tetë që fiton të katër rripat e titullit botëror. Por pas ndeshjes dhuna shpërtheu jashtë nëpër rrugët e qytetit

6 Qershor 2022, 12:27 Nga DOSJA
VD/ Përleshje të dhunshme! Beteja për titullin kampion, nga ringu

AUSTRALI - Ndeshja historike e boksit midis Devin Haney dhe Georges Kambosos u përhap në rrugët e Melburnit në formën e përleshjeve të dhunshme midis tifozëve.

'The Dream' Haney fitoi ndeshjen me vendim unanim dhe u bë kampion i padiskutueshëm në të katër kategoritë e famshme (WBC, WBA, IBF dhe WBO) të peshave të lehta. Pas kësaj fitoreje Devin Haney hyn në histori, duke u bërë boksieri i tetë në këtë sport, që fiton rripat e titullit botëror për çdo kategori.

Por ‘boksi’ ka zbritur nga ringu. Pas shpalljes së rezultatit, një pakicë prej 40.000 tifozësh, që ishin të pranishëm në stadiumin Marvel, nuk e pritën mirë humbjen e boksierit australian Kambosos dhe nisën incidentet e dhunshme nëpër rrugët e Melburnit… Kamerat televizive kanë regjistruar përleshjet në rrugë, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll