Sport

Sherr me federatën për shpërblimet, Kanadaja bojkoton miqësoren me Panamanë

Pas një konflikti me federatën e tyre, futbollistët e Kanadasë kanë bojkotuar ndeshjen miqësore kundër Panamasë, që do të zhvillohej natën e së dielës në të gdhirë të së hënës.

6 Qershor 2022, 07:01 Nga DOSJA

Sherr me federatën për shpërblimet, Kanadaja bojkoton

KANADA - Futbollistët e kombëtares së Kanadasë, të kualifikuar për herë të parë pas 36 vitesh në Kupën e Botës, kanë marrë vendimin të bojkotojnë dhe të mos luajnë kundër Panamasë, në miqësoren që do të zhvillohej gjatë natës të së dielës, duke gdhirë e hënë.

Bëhet fjalë për një sherr me federatën (Canada Soccer) që ka të bëjë me ndarjen e bonuseve të paguara nga FIFA. Lojtarët kanë kërkojnë 40%, ndërsa federata do t'u jepte vetëm nga 10 deri në 15%. Ata gjithashtu kërkojnë më shumë transparencë dhe udhëheqje më të mirë të kombëtares.

Futbollistët e kombëtares së Kanadasë ankohen në një letër: "Canada Soccer nuk ka respektuar ekipin tonë dhe ka kompromentuar përpjekjet tona për të ngritur nivelin e lojës dhe për të avancuar efektivisht lojën në Kanada. Shpresojmë që Canada Soccer do të ndërmarrë veprime vendimtare për të shpërblyer ekipin tonë, në mënyrë që të kthehemi në fushë për ndeshjen tonë më 9 qershor”,- shtuan lojtarët, duke u kërkuar falje tifozëve kanadezë dhe atyre panamezë.

Sherr me federatën për shpërblimet, Kanadaja bojkoton

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll