Sport

Gavi, shënuesi më i ri në historinë e kombëtares së Spanjës, kalon edhe Ansu Fatin

Mesfushori i Barçës, shënoi kundër Republikës Çeke (2-2) të dielën, duke u bërë shënuesi më i ri në historinë e “La Rojas”. Ai kaloi edhe Ansu Fatin, që mbante këtë ‘rekord’ me 17 vjeç e 311 ditë

6 Qershor 2022, 06:32 Nga DOSJA

Gavi, shënuesi më i ri në historinë e kombëtares

SPANJE - Mesfushori sulmues shumë i ri i Barcelonës, Gavi, 17 vjeç e 304 ditë, u bë golashënuesi më i ri në historinë e kombëtares spanjolle, falë golit të tij të shënuar kundër Republikës Çeke, këtë të dielë, në ditën e dytë të Nations League. 

Ai është shtatë ditë më i vogël sesa shoku tij i skuadrës te Barça, sulmuesi Ansu Fati, i cili deri atëherë mbante këtë ‘rekord’ me një gol të shënuar kundër Ukrainës (4-0), më 6 shtator 2020, kur ishte në moshën 17 vjeç e 311 ditë.

Gavi, shënuesi më i ri në historinë e kombëtares

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll