Sport

Dëmtimi i Mbappé pa probleme, por Francës do t’i ‘mungojnë’ edhe të tjerë ndaj Kroacisë

Kylian Mbappé, i dëmtuar në gjurin e majtë, të premten kundër Danimarkës (1-2), humbet ndeshjen e të së hënës. Por sulmuesi do të qëndrojë me shokët e tij për pjesën tjetër të ndeshjeve të Nations League.

6 Qershor 2022, 06:26 Nga DOSJA
Dëmtimi i Mbappé pa probleme, por Francës do t’i

FRANCE - I larguar pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Danimarkës, të premten (1-2), Kylian Mbappé vuan nga dhimbjet në gju (ai kishte pësuar një goditje edhe në stërvitje të mërkurën). Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera këtë të shtunë, stafi i kombëtares vendosi që ai të mos ishte pjesë e skuadrës, për ndeshjen e të së hënës kundër Kroacisë në Split, për llogari të ditës së dytë të Nations League.

Por nga ana tjetër, ndryshe nga shoku i tij i skuadrës Raphaël Varane, i zëvendësuar të shtunën nga Ibrahima Konaté, sulmuesi i PSG-së do të mbetet mes bashkëlojtarëve të tij gjatë këtij grumbullimi dhe mund të jetë i disponueshëm për dy takimet e fundit të skuadrës franceze në qershor (në Austri më 10 qershor, më pas kundër Kroacisë në ‘Stade de France’ më 13 qershor).

Në konferencën për shtyp, trajneri Didier Deschamps, njoftoi këtë të dielë se përtej Kylian Mbappé (kontuzion i gjurit) dhe Raphael Varane të larguar për shkak të dëmtimit, edhe katër lojtarë, si Karim Benzema, Jules Koundé, Kingsley Coman dhe Ngolo Kanté, nuk do të marrin pjesë në seancën e fundit stërvitore të ndeshjes kundër Kroacisë. Arsyet nuk u specifikuan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll