Sport

Spanja pa busull në Ligën e Kombeve, Portugalia 'fluturon' me Ronaldon, Haaland i jep Norvegjisë derbin nordik

Në ndeshjet e dyta të Ligës së Kombeve, Spanja merr barazimin e dytë rradhazi. Iberikët nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj Republikës Çeke në transfertë

5 Qershor 2022, 23:00 Nga DOSJA

Spanja pa busull në Ligën e Kombeve, Portugalia 'fluturon'

EUROPË- Në ndeshjet e dyta të Ligës së Kombeve, Spanja merr barazimin e dytë rradhazi. Iberikët nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj Republikës Çeke në transfertë. Golat për spanjollët do të shënoheshin nga Gavi e Inigo Martinez,ndërsa për vendasit Pesek dhe Kuchta.
Portugalia triumfon me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Zvicrës. Serinë e golave për luzitanët e hapi Carvahlo, ndërsa më pas ishte Cristiano Ronaldo që shënoi dy herë brenda pak minutash dhe mbylli llogaritë e sfidës.

Në pjesën e dytë vendosi emrin në listën e golashënuesve edhe Joao Cancelo.Pas dy ndeshjeve të para, Portugalia dhe Republika Çeke kryesojnë grupin me nga 4 pikë, të ndjekura nga Spanja me dy pikë dhe Zvicra e fundit me një pikë.

Në Ligën B, Serbia ia doli të triumfojë në derbin ballkanik ndaj Sllovenisë me rezultatin 4-1, ndërsa Norvegjia fitoi derbin nordik ndaj Suedisë 1-2, falë një dopiete të yllit të skuadrës, Erling Haaland.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll