Sport

LIGA E KOMBEVE/ Kosova 'skuqet' në Prishtinë, zhgënjen ndaj Greqisë! (Dy kartona të kuq)

Kosova humbet ndaj Greqisë me shifrat 1-0 në stadiumin 'Fadil Vokrri' të Prishtinës.

5 Qershor 2022, 22:50 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Kosova 'skuqet' në Prishtinë, zhgënjen

KOSOVË- Kosova humbet ndaj Greqisë me shifrat 1-0 në stadiumin 'Fadil Vokrri' të Prishtinës. Një disfatë e rëndë për objektivat që ka përfaqësuesja Dardane në Ligën e Kombeve në League-n C. Përkundër që Kosova dukej se kishte fituar siguri në vetvete, Anastasios Bakasetas për Greqinë shënoi në minutën e 36'.

Pjesa e dytë e ndeshjes do të rezultonte më fatale për Kosovën, që përveçse nuk ia doli të barazonte, e mbylli takimin me dy lojtarë më pak. Në minutën e 72’të Aliti do të dilte nga fusha e lojës, i cili pas një ndërhyrje të gabuar mori kartonin e dytë të verdhë.

Ndërsa në minutën e 90+1’ ishte portieri Muriç ai që do të ndëshkohej me të kuq dhe të linte fushën e lojë. Në vijim gjatë muajit qershor “dardanët” do të ndeshen në shtëpi me Irlandën e Veriut më datë 9 dhe në transfertë ndaj Greqisë më 12 qershor.

E.Ç (Dosja.al)

7641

Sondazh

Poll