Sport

5-0! Messi 'bërtet' pesë herë ndaj kundërshtarit të ardhshëm të Shqipërisë, sulmuesi bën histori në 'El Sadar'

“Messi, Messi, Messi…” është thirrja që përsërit turma në stadiumin 'El Sadar' të Osasunas

5 Qershor 2022, 22:38 Nga DOSJA

5-0! Messi 'bërtet' pesë herë ndaj kundërshtarit

SPANJË- “Messi, Messi, Messi…” është thirrja që përsërit turma në stadiumin 'El Sadar' të Osasunas. Nuk ka rëndësi që është një miqësore e parëndësishme ndaj një rivali modest si Estonia, e 110-ta në renditjen e FIFA-s. (Kundërshtar që do të luajë ndaj Shqipërisë më datë 13 qershor). Aty është kapiteni që kërkon gjithnjë e më shumë. Pesë gola po me shifrat 5-0 dhe çon Argjentinës në 33 ndeshje rradhazi pa humbje.

Në minutat 9',45,47,71 dhe 76 ishin golat e argjentinasit. Ky është Messi: ai e shndërron një ndeshje të thjeshtë në një lojë historike. Askush në skuadër nuk kishte shënuar pesë gola në një ndeshje që nga José Manuel Moreno në Kupën e Amerikës 1942 kundër Ekuadorit.

E.Ç (Dosja.al)

63449

Sondazh

Poll