Sport

Konsiderohen barrë për buxhetin e Interit, klubi zikaltër sistemon dy lojtarët për të liruar merkaton

Merkato e Interit ende nuk ka nisur siç duhet. Klubi zikaltër duhet të shesë fillimisht Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez

5 Qershor 2022, 21:19 Nga DOSJA

Konsiderohen barrë për buxhetin e Interit, klubi zikaltër

ITALI- Merkato e Interit ende nuk ka nisur siç duhet. Klubi zikaltër duhet të shesë fillimisht Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez. Kontratat e dy futbollistëve u skadon në vitin 2023, por pjesa që rëndon më tepër klubin zikaltër janë pagat që përfitojnë dy lojtarët.

Arturo Vidal është drejt transferimit te Flamengo, ndërsa sulmuesi po flirton me Sevillan dhe ka marrë një ofertë nga Galatasaray. Pasi të zyrtarizohen lamtumirat, Mkhitaryan do të prezantohet si lojtari më i ri dhe më pas do të fillojë sulmi përfundimtar për Dybala-n.

Shitja e dy amerikano-jugorëve do t'i lejojë Marotta-s të shkurtojë dy super-paga. Javën e ardhshme pritet edhe njoftimi për rinovimet e Simone Inzaghit dhe Handanovic. Kapitulli Lukaku. Avokati i sulmuesit belg do të flasë me Chelsean në përpjekje për të ndryshuar një marrëveshje në letër që është praktikisht e pamundur. E vetmja mënyrë, dhe kjo nuk është asgjë e re, është që londinezët të pranojnë ta çojnë në huazim me të drejtë blerje.

E.Ç (Dosja.al)

5741

Sondazh

Poll