Sport

Hungari, 'Puskas Arena' u kthye në turp, 30 mijë fëmijë fërshëllyen gjestin e Anglisë: Janë ndikuar nga të rriturit

Hungari-Angli, përballja e vlefshme për Ligën e Kombeve në League A rezervoi disa surpriza

5 Qershor 2022, 18:15 Nga DOSJA

Hungari, 'Puskas Arena' u kthye në turp, 30 mijë

HUNGARI- Hungari-Angli, përballja e vlefshme për Ligën e Kombeve në League A rezervoi disa surpriza. Para së gjithash, padyshim ishte rezultati 1-0 për hungarezët, dhe më pas për praninë massive të tifozëve. Kjo ishte një ndeshje që duhej të luhej me dyer të mbyllura. Në “Puskas Arena” kishte 30 mijë fëmijë, padyshim të shoqëruar. Dhe nga tribunat, siç raporton BBC, publiku u dëgjua, madje me thirrje dhe fërshëllima tallëse ndaj lojtarëve anglezë që u gjunjëzuan para fillimit të ndeshjes.

Takimi ishte planifikuar me dyer të mbyllura, pas ndëshkimit që i dha UEFA për sjelljen e tifozëve në Euro 2020. Megjithatë, Federata ka gjetur një pikëmbështetje në nenin 73 të UEFA-s që parashikon mundësinë që fëmijët 14 vjeç e poshtë të mund të ndjekin ndeshjen, me kusht që të shoqërohen nga një i rritur. Rezultati ishte një pjesëmarrje e madhe, por edhe e një gjesti tjetër që nuk iu përmbajt koncepteve të Fair Play.

Kuptohet i zhgënjyer u shfaq trajneri i Anglisë, Gareht Southgate. "Nuk e kam idenë pse njerëzit duhet të zgjedhin të fërshëllejnë gjestin tonë të gjunjëzimit. I kujtoj të gjithëve se arsyeja që ne gjunjëzohemi lidhet me një përpjekje për të edukuar njerëzit në të gjithë botën. Ndoshta të rinjtë e pranishëm në stadium nuk mund ta dinin këtë, kështu që më duket e qartë se ata janë ndikuar nga të rriturit e pranishëm."

E.Ç (Dosja.al)

560062 3562

Sondazh

Poll