Sport

Nuk e kishte arritur askush këtë shifër, Sadio Mane thyen rekordin me Senegalin

Sadio Mane në historinë e Senegalit. Ditën e shtunë u zhvilluan takimet e para të kualifikueseve të Kupës së Afrikës. Sulmuesi i Liverpool shënoi tri golat e fitores në takimin ndaj Benin.

5 Qershor 2022, 18:07 Nga DOSJA
Nuk e kishte arritur askush këtë shifër, Sadio Mane thyen
Sadio Mane

SENEGAL- Sadio Mane në historinë e Senegalit. Ditën e shtunë u zhvilluan takimet e para të kualifikueseve të Kupës së Afrikës. Sulmuesi i Liverpool shënoi tri golat e fitores në takimin ndaj Benin.

Para fillimit të takimit, 30-vjecari ishte në kuotë të barabartë golash me Henri Camara-n, por tri golëshi e coi shifrën e golave në 32 për Mane-n, që tashmë do të ketë mundësinë ta zgjasë më tej rekordin e tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, Mane u përpoq të sqaronte publikun për fjalët e thëna se populli senegalez kishte zgjedhur të ardhmen e tij. "Unë bëra shaka, mendoj se duhet të ndalemi me kaq.Liverpool është një klub që e respektoj shumë. Tifozët më pritën mirë që nga dita e parë, për të ardhmen do të shohim".

E.Ç (Dosja.al)

44721

Sondazh

Poll