Sport

Lewandowski shtyn për transferimin te Barcelona, veprimi i fundit zhgënjen Bayern Munich

"Epoka ime te Bayern Munich ka përfunduar", deklaroi Robert Lewandowski disa ditë më parë i grumbulluar me Kombëtaren polake.

5 Qershor 2022, 17:36 Nga DOSJA
Lewandowski shtyn për transferimin te Barcelona, veprimi i fundit
Robert Lewandowski

GJERMANI- "Epoka ime te Bayern Munich ka përfunduar", deklaroi Robert Lewandowski disa ditë më parë i grumbulluar me Kombëtaren polake. Më qartë se kaq nuk mund të flitet, por drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend të dorëzohen lehtë.

Goleadori më i mirë i historisë së Bundesligës, ka edhe një vit kontratë me Bayern Munchen. Dëshira e tij është transferimi te Barcelona. Sipas portalit 'Sport1', orët e fundit sulmuesi polak po refuzon çdo gjë, madje edhe të stërvitet dhe të zhvillojë para-sezonin me kampionët e Gjermanisë. 33-vjeçari dëshiron të shtyjë edhe më shumë për një transferim në Barcelonë.

E.Ç (Dosja.al)

76740

Sondazh

Poll