Politike

VD-Kom. i Ligjeve/ Majko: Për të qenë shefi i shtabit, kalon disa filtra që nuk i kalon as presidenti

Në Komisionin e Ligjeve, Majko tha se Begaj ka qenë shefi i shtabit dhe se ka kaluar në filtrat që as Presidenti nuk i kalon.

4 Qershor 2022, 16:33 Nga DOSJA

VD-Kom. i Ligjeve/ Majko: Për të qenë shefi i shtabit, kalon disa

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko u ka kërkuar kolegëve opozitarë që të votojnë për kandidaturën e Bajram Begajt si President. Në Komisionin e Ligjeve, Majko tha se Begaj ka qenë shefi i shtabit dhe se ka kaluar në filtrat që as Presidenti nuk i kalon.

"Më lejoni t'ju falenderoj që jeni ardhur. Për të qenë shefi i shtabit, kalon disa filtra që nuk i kalon as ai që zgjidhet president i vendit. Unë e konsideroj si lëvizje pozitive faktin që Meta firmosi dekretin edhe pse nuk ishte në Shqipëri. Nuk e kishte për detyrë. Iu siguroj që presidenti nuk është dashamirës, pra mendoj se kemi të bëjmë me një personalitet dhe kandidat", tha Majko.

 

Sondazh

Poll