Politike

VD-S'ka ndodhur kurrë më parë! Meta firmos nga Stambolli, Begajt i hapet rruga për president

Nga ky moment, Begaj ka rrugën e hapur për t'u votuar sot në orën 18:00 si presidenti i ri i vendit.

4 Qershor 2022, 14:30 Nga k.m
VD-S'ka ndodhur kurrë më parë! Meta firmos nga Stambolli,
Ilir Meta

STAMBOLL- Tashmë nuk ka asnjë problem, Bajram Begaj mund të votohet sot në Kuvend si president i Republikës së Shqipërisë, pasi nga Stambolli Ilir Meta ka firmosur dorëheqjen e tij si shef i Shtabit të Forcave të Armatosura. Nga ky moment, Begaj ka rrugën e hapur për t'u votuar sot në orën 18:00 si presidenti i ri i vendit.

"LIVE nga Stambolli - Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj,"-shkruan Tedi Blushi krahas pamjeve.

 

Ndërkohë që po sot, Sali Berisha i kërkoi publikisht presidentit që të mos e dekretojë dorëheqjen e Begajt, ndërsa kryeministri Edi Rama nga ana tjetër kërkoi bashkëpunimin e presidentit aktual të vendit. 

Sondazh

Poll