Politike

Meta nga Turqia: Të hapen menjëherë negociatat e anëtarësimit në BE

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të shndërrohet në një rast të dështuar dhe se gjithashtu duhet të liberalizohen vizat për Kosovën.   

4 Qershor 2022, 16:23 Nga I.A
Meta nga Turqia: Të hapen menjëherë negociatat e
Ilir Meta

TURQI- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të hapen negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të shndërrohet në një rast të dështuar dhe se gjithashtu duhet të liberalizohen vizat për Kosovën.   

Postimi i Plotë:

Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse larg progresit të dëshiruar, integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar. Bashkimi Europian nuk e ka të vështirë të na pranojë në raport me shifrat, por në raport me problemet që kemi. Megjithatë, siç e ka treguar historia një problem ballkanik është një problem europian. Prandaj duhet të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Sondazh

Poll