Politike

VD-Meta prish "agjerimin" për Bajramin e Ramës. Si ia refuzoi Bashës të njëjtën kërkesë

Meta, që ndodhej në Gjermani, nuk flet në asnjë moment për pengesa të Kushtetutës për mosfirmosjen e dekretit. Por sqaroi se donte që të njihej më afër me pretendimet e palëve. Pra shtyjen e zgjedhjeve mund ta kishte bërë edhe nga Gjermania.

4 Qershor 2022, 15:25 Nga k.m
VD-Meta prish "agjerimin" për Bajramin e Ramës. Si ia
Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta

TIRANË- Sot, presidenti Ilir Meta ka bërë diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Ka firmosur dekretin e largimit nga detyra të shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. Duke i hapur rrugë këtij të fundit për t’u votuar si president sot në raundin e katërt në seancën e orës 18:00. Mirëpo ka një problem! Ose më saktë një standard të dyfishtë.

Vetë Meta, më 22 nëntor të vitit 2021, ka deklaruar më zë e figurë në një deklaratë për shtyp nga Presidenca një detaj shumë të rëndësishëm. Zbuloi arsyen se përse, por dhe KUR kishte shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Sipas tij, ai ishte në një vizitë zyrtare në Gjermani, kur asokohe kryedemokrati Lulzim Basha e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve. Meta, që ndodhej në Gjermani, nuk flet në asnjë moment për pengesa të Kushtetutës për mosfirmosjen e dekretit. Por sqaroi se donte që të njihej më afër me pretendimet e palëve. Pra shtyjen e zgjedhjeve mund ta kishte bërë edhe nga Gjermania.

“Presidenti në datat 6-8 Qershor ndodhej jashtë vendit për një vizitë zyrtare në Gjermani. Në të njëjtën periudhë erdhi edhe Lulzim Basha në Gjermani. Ju lut presidentit edhe në prezencë të personave të tjerë duke ju përgjëruar me lot në sy që Presidenti të anulonte protestën në 8 Qershor dhe kështu të shtynte edhe zjedhjet. Sipas Bashës, protesta që kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe e dinte që ai do të ishte përgjegjësi kryesor. I trembur, Lulzim Basha iu ul në gjunjë Presidentit duke iu lutur që të anulonte dhe të shtynte patjetër zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 përpara mitingut. Këtë Presidenti, sipas Lulzim Bashës, duhet ta bënte direkt nga Gjermania. Presidenti sapo mbërriti në Shqipëri u njoh me situatën dhe pas vlerësimit të rrethanave pak minuta përpara fillimit të protestës, nëpërmjet një deklarate zyrtare bëri publik vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin duke anuluar datën 30 Qershor 2019 si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Por sot, me një kërkesë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbjojtes, Niko Peleshi, Meta ka hedhur firmën edhe nga Stambolli. Pengesa kushtetuese nuk ka pasur në asnjë prej rasteve, vetëm vullneti ka munguar. Pastaj, Rama nuk kërkon shpesh ndere…

Sondazh

Poll