Politike

Nuk i ndahet Këlliçit, Evi Kokalari pas zgjedhjeve në PD: Ja kush fiton, nuk orientohet vota

Evi Kokalari tha këto janë rezultatet kur votuesit nuk orientohen, duke shtuar se mbrëme u devijua rreziku i një Lulzim Bashe të dytë.

4 Qershor 2022, 14:05 Nga k.m
Nuk i ndahet Këlliçit, Evi Kokalari pas zgjedhjeve në PD: Ja
Evi Kokalari

TIRANË- Aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka komentuar votimet e djeshme për postet drejtuese të PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Kokalari tha këto janë rezultatet kur votuesit nuk orientohen, duke shtuar se mbrëme u devijua rreziku i një Lulzim Bashe të dytë. Madje nuk harron që të përmendë edhe kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

"Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë. Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim. Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne,"-shkruan aktivistja në postimin e saj.

POSTIMI I PLOTË:

Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!! Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë. Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim. Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit. Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne. Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj lufte, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur. Fundjavë të mbarë të gjithëve.

Kjo nuk është hera e parë që Kokalari bën akuza ndaj Këlliçit për manipulim votash në zgjedhjet e zhvillura , ndërsa ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigjie.

Sondazh

Poll