Politike

VD- 6 truproja me vete tek Kopshti Zoologjik, nga kush ruhet kryeministri Rama?

Siç duket edhe nga fotot e prera nga Dosja.al në lidhjen LIVE të kryeministrit, shoqëruesit e tij nuk e lënë vetëm për asnjë moment, e janë gjithë kohës në alert.

4 Qershor 2022, 14:39 Nga k.m
VD- 6 truproja me vete tek Kopshti Zoologjik, nga kush ruhet kryeministri Rama?
Edi Rama dhe truprojat e tij

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë hapëse të "Tirana Zoo Park", ndërsa në krah kishte kryebashkiakun Erion Veliaj që e shoqëronte kudo. Teksa hynte në çdo zonë ku ndodheshin kafshët e egra, Rama duket se nuk ishte i vetëm.

Pas, para, anash tij, pra kudo kishte dhe truprojat e tij, plotë gjashtë të tillë. Siç duket edhe nga fotot e prera nga Dosja.al në lidhjen LIVE të kryeministrit, shoqëruesit e tij nuk e lënë vetëm për asnjë moment, e janë gjithë kohës në alert. Por nuk kuptohet se për çfarë? Nga kush po e ruajnë në kopshtin zoologjik? Nga fëmijët, apo nga kafshët e egra?

Pse gjithë ky protokoll sigurie për kryeministrin që deri më tani, nuk ka pasur asnjë rast rreziku në gati 9 vite që drejton qeverinë e vendit?

Sondazh

Poll