Politike

VD-Zgjedhja e presidentit, Oerd Bylykbashi kërkon dekretin e Metës: Pse s'e kemi mbi tavolinë?

Po debati nuk u ndal me kaq, pasi Bylykbashi u shpreh se Bajram Begaj nuk mund të zgjidhej si president sepse u propozua kur ishte ushtarak aktiv. 

4 Qershor 2022, 16:20 Nga k.m
VD-Zgjedhja e presidentit, Oerd Bylykbashi kërkon dekretin e Metës:
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Debat në Komisionin e Ligjeve mes deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit dhe kryetares së Komisionit, Klotilda Bushka. Në fjalën e tij, Oerd Bylykbashi tha se mungon dokumentacioni i plotë dhe dekreti i presidentit të Republikës Ilir Meta, ndërsa Bushka iu kundërpërgjigj se ndodhej në Sekretarinë e Kuvendit. Po debati nuk u ndal me kaq, pasi Bylykbashi u shpreh se Bajram Begaj nuk mund të zgjidhej si president sepse u propozua kur ishte ushtarak aktiv. 

DEBATI I PLOTË:

Oerd Bylykbashi: Do ishte mirë që që gjithë grupi ishte në tryezë. Besoj që është shumë e vlefshme dhe jo vetëm për datën e lindjes. Për hir të solemnitetit që ka kjo seancë, duhet të ishte dokumentacioni i plotë. Do na shërbente për të parë fakte të reja. Ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme, nuk e di është e vërtetë apo jo. Këto kanë të bëjnë me vlerësimin që bëhet. Na mungon dekreti i presidentit, na duhet para. A mund ta kemi? Është i referuar po nuk mbetet me kaq.

Bushka: Aktet që janë shpërndarë lidhen me kërkesën e 37 deputetëve, me CV dhe jetëshkrimin. Të gjitha aktet e tjera i ka relatori. Sekretaria t’ju shpërndajë edhe këto kopje.

Oerd Bylykbashi: Asnjë ushtarak nuk merr detyra drejtuese.

*ndërhyjnë socialistët

Oerd Bylykbashi: Po iu respektoj, më respektoni. Duhet të ketë jo vetëm ndarje por edhe kontroll civil mbi ushtrinë. Kryeministri e ka kthyer zgjedhjen e presidentit si prestigjator që nxjerr nga kapelja lepurin, kjo nuk i bën nder askujt. Prandaj kemi 7 ditë afat që të njihemi dhe të saktësojmë kandidaturën. Ky kandidat, shefi i shtabit është maja e FA në Shqipëri. Asnjë lloj truku dhe veprimi nuk shmang këtë përplasje. Ushtrarakët nuk ushtrojnë dot funksione. E ndalon Kushtetuta. Kjo e bën me ves këtë kandidaturë dhe procesin e votimit. Nëse do të isha në vendin tuaj. Nuk e kthejmë sikur po nxjerrim foto, se po zgjedhin presidentin e Republikës. Dekreti i nxjerrë në momentin e fundit nuk e shëndosh këtë proces. Ju keni sjellë gjeneral dhe thoni ka dekret. Ne e votojmë kundër këtë kandidat, sepse po bëni kapjen finale të të gjitha pushteteve.

Sondazh

Poll