Politike

Raundi i 4/ Bajram Begaj zgjidhet President, PD bojkoton votimin, LSI voton kundër

Por votimi ka qenë i fshehtë dhe nuk dihet se kush ka votuar, e se cili ka qenë vullneti i deputetëve që kanë menduar ndryshe.

4 Qershor 2022, 13:04 Nga k.m

Raundi i 4/ Bajram Begaj zgjidhet President, PD bojkoton votimin, LSI voton

TIRANË- Zgjidhet presidenti i ri, Bajram Begaj! Kandidati i maxhorancës ka marrë 78 nga 71 vota pro të nevojshme, ndërsa vetëm 4 kanë qenë kundër tij dhe 1 ka qenë abstenim. 83 ishte totali i votuesve në sallë. Por votimi ka qenë i fshehtë dhe nuk dihet se kush ka votuar, e se cili ka qenë vullneti i deputetëve që kanë menduar ndryshe. Po ashtu, vlen për t'u përmendur fakti që nuk kishte asnjë votë të pavlefshme. 

Votimi për kreun e ri të vendit ka nisur sot që në orën 18:00, ndërsa opozita ka bojkotuar procesin duke dalë nga salla para nisjes së votimit. Ky ishte raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit, që do pasojë në detyrë Ilir Metën. Këtij të fundit i mbaron mandati më 25 korrik.

Fillimisht dje, Begaj u zbulua se ishte marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dosja.al zbuloi se çështja për të cilën akuzohet Begaj lidhet me disa ndërtime në dy baza ushtarake, në Sarandë dhe në Shëngjin. Në interpelancën e fundit në Kuvend, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pohoi se ka patur një kontratë për dhënie të pronës tek një kompani private në bazën e Kuçovës por është anuluar.

Kur ka kaluar më shumë se 1 vit, dosja është në SPAK dhe hetimi nuk dihet se ku ka vijuar, ndërkohë që kryeministri do të duhet ta ketë në dijeni faktin se kandidati i nxjerrë prej tij për President është një njeri që është paditur penalisht dhe ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe lejimit të prekjes së bazave ushtarake shqiptare për tja falur privatit përmes trukeve shtetërore. Madje mund të shpallet dhe fajtor, e për një kohë të shkurtër, të na duhet të zgjedhim një president të ri.

Sondazh

Poll