Politike

"Halabakë në pushtet", Petrit Vasili kundër procesit me procedurë speciale për zgjedhjen e presidentit

se Rama do të mbetet thjesht një karagjiz në pushtet dhe asgjë më shumë.

4 Qershor 2022, 12:35 Nga d.a

TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka ironizuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Në një postim në Facebook Vasili shkruan se ky proces i zgjedhje së Presidentit do të njihet si më karagjozi në histori ku shtoi se Rama do të mbetet thjesht një karagjiz në pushtet dhe asgjë më shumë.

"Me seriozitetin zero qe i karakterizon Rama & co mbledhin grupin parlamentar e Komisionin e ligjeve 2 – 3 ore perpara seances plenare, kur edhe nje seance e thjeshte e Kuvendit kerkon, qe 48 ore perpara mbyllet gjithshka."-u shpreh Vasili.

Postimi:

Procesi me karagjoz i zgjedhjes se presidentit, pa asnje lidhje me seriozitetin e shtetit!

Me seriozitetin zero, qe i karakterizon Rama &co e propozuan kantidatin per president minuten e fundit dhe keshtu nuk zgjidhet aa edhe nje specialist i thjeshte ne administrate.

Me seriozitetin zero qe i karakterizon Rama & co mbledhin grupin parlamentar e Komisionin e ligjeve 2 – 3 ore perpara seances plenare, kur edhe nje seance e thjeshte e Kuvendit kerkon, qe 48 ore perpara mbyllet gjithshka.

Me seriozitetin zero, qe i karakterizon Rama & co procedurat ligjore te detyrueshme per shkarkimin nga Presidenti te kantidatit si Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe lirimin si Gjeneral i kane te papermbyllura.

Asnje media dhe asnje deputet nuk disponon as minimumin qe eshte CV- ja e hollesishme me te gjithe datat dhe funksionet e Kantidatit per president, gje qe i kerkohet edhe specialistit me te rendomte ne administrate.

Tani Rama & Balla do na shpikin gjoja edhe procedura “speciale” per ta kaluar kandidatin per president se mos “gjoja” mos na i pengokërka Presidenti Meta.

Jua paska fajin Presidenti Meta se Rama & co jane thjesht karagjoze rrugesh dhe pa asnje lidhje me shtetin.

Jane alabake me pushtet dhe asgje me shume.

Ky do te mbetet ne histori si Procesi me karagjoz i zgjedhjes se presidentit, qe eshte pare ndonje here.

Rama dhe rilindja jane dhe mbeten thjesht karagjoze ne pushtet dhe asgje me shume.

Sondazh

Poll