Politike

SQARIMI- A votohet sot Begaj në Kuvend? Presidenca del me deklaratë zyrtare

Ilir Meta bën me dije se është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Bajram Begajt si pasardhësin e tij, ndërsa shton se do të respektojë çdo vendim të marrë me votë.

4 Qershor 2022, 12:41 Nga DOSJA
SQARIMI- A votohet sot Begaj në Kuvend? Presidenca del me deklaratë
Bajram Begaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ndodhet në Turqi por duket se ka vendosur që të mos ndërhyjë në emrin që kanë zgjedhur socialistët për ta pasuar në detyrë. Me anë të një sqarimi zyrtar, Meta bën me dije se është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Bajram Begajt si pasardhësin e tij, ndërsa shton se do të respektojë çdo vendim të marrë me votë. Madje ka komunikuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për të liruar nga detyra gjeneralmajorin Begaj. Me dorëheqjen ai mund të zgjidhet edhe president. 

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

4 qershor 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet sot, në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll