Politike

Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, Rama në takim me Ballën dhe Bushkën

Të tre, po mundohen për të zgjidhur ngërçin e krijuar për shkak se Presidenti Ilir Meta është jashtë vendit dhe duhet firmosur lirimi nga detyra e Bajram Begajt si gjeneralmajor dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura para se të votohet sot në Kuvend.

4 Qershor 2022, 12:21 Nga k.m
Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, Rama në takim me
Kryesia e Kuvendit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla si dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, janë aktualisht në një diskutim të tretë në Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar mbi mënyrën se si do të procedohet më tej për zgjedhjen e presidentit tëri.

Të tre, po mundohen për të zgjidhur ngërçin e krijuar për shkak se Presidenti Ilir Meta është jashtë vendit dhe duhet firmosur lirimi nga detyra e Bajram Begajt si gjeneralmajor dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura para se të votohet sot në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet sot, në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

 

Sondazh

Poll