Aktualitet

Nesër hapet kopshti zoologjik! Kalimi me një sens, urbanët do ndjekin itinerarin si gjithmonë

Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.

3 Qershor 2022, 13:30 Nga DOSJA
Nesër hapet kopshti zoologjik! Kalimi me një sens, urbanët do
Harta e re e qarkullimit

TIRANË- Kopshti i ri Zoologjik do të hapet nesër, duke ndryshuar edhe rrjedhën e qarkullimit në këtë zonë të Tiranës. Me këtë rast dhe me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa për ndryshimin e lëvizjes së tyre.

Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.

Nesër hapet kopshti zoologjik! Kalimi me një sens, urbanët do

Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë, e gjitha sqarohet edhe në hartën e mësipërme.

Sondazh

Poll