Aktualitet

Artan Hoxha: Nëse do ketë të penduar në Shkodër, do ishte mrekulli. Ata duan adrenalinë

Artan Hoxha tha se policia dhe prokuroria kanë dështuar në zbardhjen e ngjarjeve në këtë qytet, edhe për faktin se nuk ka asnjë person të penduar.

3 Qershor 2022, 11:36 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Nëse do ketë të penduar në Shkodër, do
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigative Artan Hoxha ka folur lidhur me vrasjet e ndodhura në Shkodër gjatë kohëve të fundit duke paralajmëruar se do të ketë ngjarje të tjera. I ftuar në ABC, Artan Hoxha tha se policia dhe prokuroria kanë dështuar në zbardhjen e ngjarjeve në këtë qytet, edhe për faktin se nuk ka asnjë person të penduar.

“Nëse do ketë të penduar në Shkodër, do ishte mrekulli. Por ata ndjenjën e adrenalinës që të jep hakmarrja, duan ta provojnë vetë. Sot viktima ishte i lirë, nuk ishte i vështirë për t'u vrarë. Atij i ra rasti. Këto janë njerëz, të vdekur, por të pavarrosur. Shkodra nuk është qytet i zakonshëm. Ai qytet është djepi i kulturës shqiptare, ta katandisësh këtë qytet, në Palermo, nuk e di...Moszbulimi i autorëve paralajmëron ngjarjen e radhës. Kanë një shprehje në veri: I dekun i pakallur. Pra, janë njerëz të vdekur që lëvizin në këmbë. Nuk kanë rrugë tjetër. Ose të mbyllen në shtëpi  ose të dalin dhe të vriten nga hasmi,”- tha ai duke shtuar se Shkodra tani i ngjan Palemos së viteve ’80 ku mafia luftonte dhe vrisnin familjarët e njeri-tjetrit.

Ndër të tjera në fjalën e tij, Artan Hoxha tha se vrasja e Xhabir Shegës në qershor të vitit 2015 ndodhi për shkak të ekzekutimit të djalit të viktimës së sotme.

“Një muaj para se të vritej Xhabir Shega kishte porositur një mjet të blinduar. Ishte një xhip i blinduar. e porositi, por nuk e përdori më. Unë kam hipur në atë mjet në Shqipërinë e mesme pasi ishte vrarë Shega sepse mjetin e mori një tjetër grup. Vrasja me snajper e Xhabir Shegës tregon se sa të vendosur ishin ata për ta vrarë atë. Ai u vra për vrasen e djalit të viktimes së sotme. Ai u vra nga shumë larg me snajper. U dyshua në atë kohë se vrasësi i Xhabir Shegës ishte një person me prapavijë ushtarake dhe i trajnuar nga NATO”, tha ai. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll