Aktualitet

Vdekja e Nishanit/ Lamtumira e fundit, bashkëshortja s'përballoi dot emocionet, humbi ndjenjat

Gjendja emocionale e Odeta Nishanit u rëndua dhe më shumë në momentin kur kortezhi u nis drejt varrezave të Sharrës.

3 Qershor 2022, 11:07 Nga DOSJA
Vdekja e Nishanit/ Lamtumira e fundit, bashkëshortja s'përballoi
Odeta Nishani

TIRANË- Bujar Nishanit, ish-presidentit të Shqipërisë iu dha ditën e djeshme lamtumira e fundit. Familja, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e përcollën deri në banesën e fundit. Ajo që nuk u pa në media ishte gjendja e rënduar e familjes së tij dhe momenti kur bashkëshortes së Nishanit i ra të fiktë.

Panorama raporton se gjendja emocionale e Odeta Nishanit u rëndua dhe më shumë në momentin kur kortezhi u nis drejt varrezave të Sharrës.

Bujar Nishani ndërroi jetë më 28 Maj. Ish-presidenti i vendit, prej disa muajsh ishte shtruar në një spital në Gjermani, duke kaluar në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll