Aktualitet

E porositi para se të vritej, Artan Hoxha: Si hipa në blindin e “të fortit” të Shkodrës

Artan Hoxha tha se kostoja e një atentati tregohet nga mënyra se si kryhet dhe njerëzit e përfshirë.

3 Qershor 2022, 12:28 Nga DOSJA
E porositi para se të vritej, Artan Hoxha: Si hipa në blindin e
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bëre me dije se se vrasjet në Shkodër janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se teksa planifikojnë atentatete, grupet kriminale më shumë ruhen nga kundërshtarët, se nga Policia e Shtetit. Në një intervistë për Abc, duke marrë shembull nga vrasja e Xhabir Shegës, Hoxha tha se kostoja e një atentati tregohet nga mënyra se si kryhet dhe njerëzit e përfshirë.

Sipas tij, Xhabir Shega, pjesëmarrës në ekzekutimin e Indrit Bajrit, djalit të viktimës së sotme, Naim Bajri, u vra me snajper brenda shtëpisë së tij. Ai tha Xhabir Shega u qëllua nga një ekspert i stërvitur nga ushtria me dy predha, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Më tej, gazetari tregon edhe se si ruhej Xhabir Shega duke theksuar se shkodrani kishte porositur një makinë të blinduar, të cilën nuk e përdori dot. Hoxha tha se më pas atë makinë e kishte hasur në një zonë të Shqipërisë së Mesme.

“Një muaj para se të vritej Xhabir Shega kishte porositur një mjet të blinduar. Ishte një xhip i blinduar. e porositi, por nuk e përdori më. Unë kam hipur në atë mjet në Shqipërinë e mesme pasi ishte vrarë Shega sepse mjetin e mori një tjetër grup. Vrasja me snajper e Xhabir Shegës tregon se sa të vendosur ishin ata për ta vrarë atë. Ai u vra për vrasen e djalit të viktimes së sotme. Ai u vra nga shumë larg me snajper. U dyshua në atë kohë se vrasësi i Xhabir Shegës ishte një person me prapavijë ushtarake dhe i trajnuar nga NATO,”-u shpreh ai në intervistë.

Ndërsa shtoi se mungesa e zbardhjes së ngjarjeve të rënda në Shkodër do të paralajmërojnë edhe krime të tjera gjatë muajve të vijim.

Sondazh

Poll