Aktualitet

SPAK e përgënjeshtoi, Artan Hoxha: Po ta nxjerr dëshminë unë tani, ç'do bëjnë?

Artan Hoxha tha se disponon deklarimin e plotë të Nuredin Dumanit lidhur me urdhërin e pretenduar që Ilir Meta ka dhënë për vrasjen e Aleksandër Nokës.

3 Qershor 2022, 12:01 Nga DOSJA
SPAK e përgënjeshtoi, Artan Hoxha: Po ta nxjerr dëshminë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigative Artan Hoxha i ka kthyer përgjigje menjëherë përgënjeshtrimit që i bëri SPAK deklaratës së tij. Teksa ndodhej në një intervistë live, gazetari mori vesh përgënjeshtrimin që i bënë, ndaj e vendosi që t’i kundërpërgjigjej me sfidë. Në fjalën e tij, Artan Hoxha tha se disponon deklarimin e plotë të Nuredin Dumanit lidhur me urdhërin e pretenduar që Ilir Meta ka dhënë për vrasjen e Aleksandër Nokës.

“Edhe në rastin e parë, SPAK ka vërë një deklaratë zyretare. Unë e kam thënë edhe mbrëmë në emision. Nuredin Dumani dhe Enrik Hoxha kanë dhënë shumë deklarime, ku sigurisht janë bashkuar 18 hetime. Ka folur dhe për personazhe politike. Berisha ka thënë që ka folur për bandat e qeverisë. SPAK duhet t'i marrë një nga një dhe të verifikojë. Po t'ja nxjerr unë SPAK sot dëshminë? Ça do ndodhë? Kush do mbajë përgjegjës për rrjedhjen e informacionit? janë vënë në lëvizje se përmenda një emër. Po të kisha nxjerrë edhe 3 deputetët e tjerë ç'do bënin?,”-tha ai ndër të tjera.

Dje, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se urdhrin për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, e ka dhënë Presidenti Ilir Meta. I pranishëm në studion e “Opinion”, Hoxha rihapi dosjen e vitit 2017, por SPAK sot e përgënjeshtroi duke u shprehur se Dumani nuk e ka përmendur  Ilri Metën.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll