Aktualitet

SMS që mori nga grupi kriminal, Artan Hoxha: Bandat në Shkodër kanë “salla operative”, kamera kudo

Artan Hoxha tha se dy nga zonat më të nxehta të Shkodrës ishin të pajisura kudo me kamera, të cilat njëherë kishin pikasur dhe vetë atë.

3 Qershor 2022, 12:21 Nga DOSJA

SMS që mori nga grupi kriminal, Artan Hoxha: Bandat në Shkodër

TIRANË- Artan Hoxha i krahason bandat në Shkodër, me organizimin e Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, në një intervistë për “Abc News”, Artan Hoxha tha se dy nga zonat më të nxehta të Shkodrës ishin të pajisura kudo me kamera, të cilat njëherë kishin pikasur dhe vetë atë.

“Dobraçi është i mbuluar me kamera. Ashtu është edhe Kirasi. Më vinte mesazhi pse ke hyrë në këtë zonë. Ata kishin kamerat e veta, janë me salla operative. Janë me permanente se ajo e policisë. Kemi të bëjmë atje me organizime që kanë në përbërje struktura shumë të fuqishme monetare dhe brenda tyre kanë edhe ekzekutorë”, tha ai.

Po ashtu, ndër të tjera Hoxha tha se ndryshe nga qytetet e tjera, në Shkodër ekzekutorët janë vendas sepse kjo lidhet me hakmarrjen që ata kanë me njëri-tjetrin dhe se shteti nuk i zgjidh. Lidhur me ngjarjen e sotme, gazetari thekson se Naim Bajri u vra në kafe dhe kjo vërteton se ai nuk ishte person që ruhej.

“Në Shkodër ekzekutorët janë vendas. Ata i bëjnë vete sepse kanë hakmarrjen. Dhe hakmarrja duhet të jesh vetë, sepse ajo u jep një ndjenjë triumfi. Kur shteti nuk veron çfarë mendoni ju? Në momentin që ata nuk gjejnë njëri-tjetrin fillojnë dhe vrasin të afërmit, ata që janë më hallexhinjtë. Në 9 prill u plagos Admir Bilali, në makinë me të indohej edhe ëma. Në 30 prill i bëhet atentat Dedë Pllanajt. Për fat të mirë ai përfundoi me plagosje. Kjo sot është vijimi i ngjarjeve. Kur nuk vepron shteti ata i zgjidhin vetë. Personi që është vrarë sot ishte në kafe, nuk ruhej. Pra është objektiv i lehtë për tu arritur. Viktima i sotëm është babai i Indrit Bajrit që u vra në 2001. Është një ngjarje që ka pasur dënim në atë kohë”, tha ai.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll