Aktualitet

Abuzimi me tenderat, SPAK kërkon 3.4 vite burg për ish-kreun e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe

Po ashtu, SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

3 Qershor 2022, 12:28 Nga DOSJA
Abuzimi me tenderat, SPAK kërkon 3.4 vite burg për ish-kreun e
Fatos Tushe

TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuar lidhur me abuzimin me tenderin e ujësjellësit në Lushnje. Sot, para trupës së GJKKO-së, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kërkuar 3.4 vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyrë dhe shkelje të barazisë në tendera.

Po ashtu, SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Ndërkohë akuza kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Gentjan Nushin dhe po ashtu përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Të pandehur në gjykatë përfunduan edhe 20 persona të tjerë, të cilët rezultuan në shkelje të ligji, e konkretisht ish-zyrtarë të Bashkisë anëtarë të Komisioneve për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës, por edhe pronarët e kompanisë që kryen punimet.

19 prej të pandehurve kërkuan gjykimin e shkurtuar, ndërkohë 3 të tjerë i kërkuan gjykatës të vijojnë me gjykim të zakonshëm.

Më 6 korrik 2021 nga një operacion i SPAK ranë në pranga kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Po ashtu u arrestua dhe pronari i kompanisë, e cila u shpall fituese si dhe pronari i kompanisë që ka kryer punimet për rehabilitimin e kanalit ujitës në dy fshatrat. Arrestimi i tyre erdhi pas hetimeve të SPAK ku përfshiheshin përgjime, kontrolle të financave dhe transaksionet bankare të zyrtarëve. Në dëshmitë e tij pas arrestimit, ish-kryebashkiaku Tushe ka mohuar të jetë i përfshirë në aferat me tenderin e kanalit ujitës. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë autoritet mbi tenderin, as ai dhe as bashkia si institucion. Ndërsa ka kërkuar edhe lirimin e tij me pretendimin se ka probleme të shëndetit. 

Sondazh

Poll