Bota

VD/ Politikani republikan nxjerr armët gjatë debatit për kontrollin e armëve në SHBA

Ai nxorri katër armët e tij që komiteti t'i shihte, duke e përshkruar njërën si një armë që e mbaj çdo ditë për të mbrojtur veten, familjen time, gruan time, shtëpinë time.

3 Qershor 2022, 12:45 Nga DOSJA
VD/ Politikani republikan nxjerr armët gjatë debatit për
Greg Steube

SHBA- Një ligjvënës republikan ka nxjerrë armët gjatë një debati mbi kontrollin e armëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Përfaqësuesi republikan Greg Steube, i cili mori pjesë në mbledhjen e komitetit praktikisht nga shtëpia e tij në Florida, tha se legjislacioni do të ndalonte armët e ndryshme.

Sipas Sky News, ai nxorri katër armët e tij që komiteti t'i shihte, duke e përshkruar njërën si "një armë që e mbaj çdo ditë për të mbrojtur veten, familjen time, gruan time, shtëpinë time". Demokratja e Teksasit, Sheila Jackson Lee ishte kundër mbajtjes së armëve.  Ndërkohë që Steube i është drejtuar duke i thënë se do të bëj çfarë te dojë me armët e tij.

"Unë jam në shtëpinë time. Unë mund të bëj çfarë të dua me armët e mia,"-tha ai.

Republikanët po kundërshtonin një përpjekje demokratike për të vendosur kufizime të reja në blerjet e armëve, një veprim që vjen pas një numri të shtënash masive në javët e fundit, duke përfshirë një në një shkollë në Teksas, ku u vranë 19 fëmijë dhe dy mësues dhe atë që ndodhi ditën e sotme kur një person qëlloi për vdekje dy gra në kishë.

Sondazh

Poll